Shitjet online, vetëm 5,7% e bizneseve i përdorin

Bizneset shqiptare e përdorin shumë pak internetin për të shituar produktet apo shërbimet e tyre. Sipas anketës së Institutit të Statistikave, vetëm 5,7% e ndërmarrjeve kanë realizuar shitje nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, duke shënuar madje rënie nga një vit më parë.

Ky është një nivel shumë i ulët krahasuar edhe me vendet e rajonit. Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, 7-10% e bizneseve deklarojnë se kanë marrë porosi nëpërmjet internetit. Ndërsa në Serbi ky shërbim është edhe më i zhvilluar se në vendet e Bashkimit Europian, me 1 në 4 ndërmarrje që kanë realizuar shitje online.

BIZNESETShtrirja e teknologjisë në sipërmarrjet shqiptare është relativisht e ulët edhe në vendet e punës. Vetëm 26% e punonjësve të kompanive mbi 10 të punësuar përdorën një kompjuter gjatë vitit 2017, duke shënuar rënie krahasuar me një vit më parë. Fushat që kanë shfrytëzimin më të dobët të kësaj teknologjie janë industria përpunuese, energjia, uji dhe trajtimi i mbetjeve, ndërtimi, tregtia si dhe transporti e magazinimi.

Burimi: A2

Related posts

Leave your comment Required fields are marked *