Paga mesatare rritet 5.9%, e ndikon aktiviteti i arteve e argëtimit

Paga  mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2019, është 51.531 lekë.

Duke u rritur me 4,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndëra në raport me tremujorin e fundit 2018, pagat kanë rënë me 1.5%.

Gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e   aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 97,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Ndërkohe në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 26,3 % më e ulët.

Paga mesatare e atyre që punojnë në aktivetet bankare dhe të sigurimit ishte 101.7 mijë lekë. Por, pagat e këtij sektori kanë shënuar një rënie me gati 9%, teksa sistemi bankar është përfshirë në një periudhë të ethshme shitjesh e blerjesh dhe numri i bankave ka zbritur nga 16 në 12.

Sektori i dytë më i paguari është ai i informacionit dhe komunikacionit.

Ky sektor ka një pagë mesatare prej rreth 76 mijë, me një rënie të lehtë në raport me tremujorin e fundit.

Gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 16,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërsa ndërtimi është i vetmi grup-aktivitet që ka ulje prej 2,8 %. Paga mesatare për aktivitetin e çlodhjes ishte 54 mijë lekë, ndërsa për ndërtimin 42.4 mijë lekë.

Gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 87,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Sakaq në grupin e Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve është 37,2 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e nëpunësve ka rritjen më të madhe prej 8,1 % . Ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve si në Forcat e Armatosura ka uljen më të madhe, prej 0,4 %.

Sektori më pak i paguar në ekonomi është bujqësia me rreth 38 mijë lekë në muaj.

Burimi: Monitor

 

Artikuj të ngjashëm: Ana e ‘frikshme’ e të dhënave ekonomike të Europës

 

Related posts

Leave your comment Required fields are marked *