GlobalCoin, ja si kriptovaluta e Facebook do të ndryshojë sistemin bankar global!

“Mendoj se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto”. Kështu, prillin e kaluar Mark Zuckerberg ka ngritur velin për projektin që prej kohësh një ekip i posaçëm po realizon në sekret të plotë në një godinë në ‘Menlo Park’ në të cilën mund të futesh vetëm përmes një karte specifike.

Kriptovaluta që Facebook po bëhet gati që të paraqesë të marten e ardhshme dhe që do të aplikohet vitin e ardhshëm është emërtuar ‘GlobalCoin’ (monedha globale), paraqet një platformë për transferimin e parave  që bashkon Instagramin, Whatsappin dhe Messengerin. Një monedhë pa kufinj që do të lëvizë pa barriera në tregjet ndërkombëtare e për më shumë, pa komisione, duke shfrytëzuar sistemin që eleminon çdo lloj ndërmjetësie.

Për Facebook është një bast në një moment ekstremisht delikat, në dritën e akuzave që lidhen me të dhënat personale të përdoruesve duke nisur nga skandali “Cambridge Analytica”. Nëse strategjia e Zuckerberg synon të transformojë rrjetin social në një platformë të bazuar në biseda private dhe mbi shërbime që mund të rrjedhin prej tyre, do të duhet të gjejë burime alternative për reklamimet.

Nga ana tjetër, Facebook ka bashkuar një grup partnerësh me autoritet të padiskutueshëm, nga Mastercard e Visa, te Paypal, Uber e Booking që jo vetëm do të bëjnë të mundur përdorimin e kriptovalutës por do të paguajnë edhe një 10 milionë dollarë secili për të marrë pjesë në drejtimin e sistemit.

Një pjesë e mirë e aktorëve të përfshirë në projekt, duke nisur nga sistemet e mëdha të pagesave ndërkombëtare janë të interesuara që të monitorojnë nga afër evolucionin e eksperimentit që në fakt vendos në risk modelin e tyre të biznesit. Padyshim njoftimi i Facebook do t’i çojë kriptovalutat në botën “mainstream” të financës.

Burimi: Scan

Related posts

Leave your comment Required fields are marked *